• Shërbimi Fast Track në aeroport në Baku me karta Visa Premium

    A man with a suitcase and a samrtphone A man with a suitcase and a smartphone

Përjetoni më shumë rehati gjatë udhëtimit me Visa!

Deri më 30 tetor 2024, përfitoni plotësisht nga Fast Line nga shërbimi Visa, i disponueshëm për kartat tuaja Visa Platinum, Visa Signature, Visa Infinite, Visa Platinum Business dhe Visa Signature Business nënë Aeroportin Ndërkombëtar Heydar Aliyev në Baku.

Fast Line nga Visa ofron shërbimet e mëposhtme:

  • Procedurë të përshpejtuar check-in për fluturimin.
  • Dorëzim të shpejtë të bagazhit dhe kalim të shpejtë të sigurimit të aviacionit.
  • Tejkalim të kontrollit të pasaportës gjatë nisjes dhe mbërrijtjes.


Numri i shërbimeve në të disponueshme gjatë gjithë vitit

Visa Platinum card

Visa Platinum

x2

Visa Signature card

Visa Signature

x4

Visa Infinite card

Visa Infinite

x6

Visa Platinum Business card

Visa Platinum Business

x2

Visa Signature Business card

Visa Signature Business

x4


Si ta përdorni shërbimin Fast Line: Salam Gold Visa (Nisja)

  1. Mbajtësi i një karte premium duhet ta kontaktojë shërbimin Visa Concierge së paku 12 orë para nisjes dhe të japë informacionin e mëposhtëm:
    1. Emrin dhe mbiemrin e pasagjerit;
    2. datën, kohën dhe numrin e fluturimit;
    3. numrin kontaktues të pasagjerit;
    4. gjatë porosisë, përdoruesi duhet të ketë parasysh se si mbajtës i kartës Visa Platinum / Visa Platinum Business / Visa Signature / Visa Signature Business / Visa Infinite, është pjesëmarrës në fushatën Fast Line nga Visa.
  2. Me ta pranuar kërkesën, stafi i aeroportit e informon pasagjerin se në cilën hyrje të Terminalit duhet të drejtohet.
  3. Stafi i aeroportit pret pasagjerin me një shenjë në hyrjen e caktuar të Terminalit dhe e shoqëron atë në sportelin e Salam Service, i cili ndodhet gjithashtu në hyrjen 1 ose 2 të Terminalit 1 ose 2.
  4. Pasagjerit i ofrohen shërbime portiere. Këto shërbime portiere ofrohen deri në sportelin e check-in, pas së cilës ky shërbim tarifohet shtesë. Më pas, një anëtar i stafit të aeroportit shoqëron pasagjerin në sportelin e kontrollit të Fast Track. Me të mbërritur në sportelin e përshpejtuar të kontrollit dhe duke kontrolluar bagazhin, pasagjeri ia paraqet biletën(at) anëtarit të stafit të aeroportit. Nëse dokumentet e paraqitura janë të rregullta, punonjësi i aeroportit vazhdon me procesin e kontrollit të fluturimit.
    Nëse Përdoruesi ka artikuj për të deklaruar, agjenti i Aeroportit do ta drejtojë përdoruesin në sportelin e kërkuar dhe do të ndihmojë në plotësimin e deklaratës doganore. Më pas, përdoruesi do të drejtohet në Zonën e Sigurisë për inspektim të përshpejtuar.
  5. Pasagjerit i ofrohet shërbimi i paketimit të një  bagazhi, që përfshihet në shërbimin Salam Gold Visa, para se ta kontrollojë atë te sporteli përkatës.
  6. Me të hyrë në Zonën e Sigurisë , pasagjeri e prezanton kartën e tij të imbarkimit për verifikim. Ai duhet t’i nënshtrohet kontrollit personal dhe të sigurojë bagazhin e dorës për kontroll përmes një aparati me rreze X. Do të drejtohet në sportelin e Kontrollit të Pasaportave Express.
  7. Te Kontrolli i Pasaportave, pasagjeri e prezanton kartën e imbarkimit për verifikim.
  8. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, pasagjeri shoqërohet në dhomën e pritjes së përgjithshme për imbarkim.

 

*Përdoruesit i ofrohet shërbimi për paketimin e një  bagazhi, që përfshihet në shërbimin Salam Gold Visa, para se ta kontrolloj atë në sportelin  përkatës.

Si ta përdorni shërbimin Fast Line: Salam Platinum Visa (Mbërritja)

  1. Mbajtësi i një karte premium duhet ta kontaktojë shërbimin Visa Concierge së paku 12 orë para nisjes dhe t’i japë informatat e mëposhtme:
    1. Emrin dhe mbiemrin e pasagjerit;
    2. datën, kohën dhe numrin e fluturimit;
    3. numrin kontaktues të pasagjerit;
    4. kur porositet shërbimi, përdoruesi duhet ta ketë parasysh se si pronar i kartës  Visa Platinum / Visa Platinum Business / Visa Signature / Visa Signature Business / Visa Infinite.
  2. Stafi i aeroportit pret pasagjerin me një shenjë në hyrje të Terminalit 1 nga ana e platformës.
  3. Stafi i aeroportit shoqëron pasagjerin në sportelin përkatës të kontrollit të përshpejtuar të pasaportave dhe kryen check-in jashtë linjës. 
  4. Pas kontrollit të përshpejtuar të pasaportave pa radhë, stafi i aeroportit shoqëron pasagjerin në sallën premium në Terminalin 2 të aeroportit.
  5. Portieri merr biletën e marrjes së bagazhit nga pasagjeri. Bagazhet i sigurohen pasagjerit nga ana e portierit. Nëse është e nevojshme, ofrohet ndihmë në plotësimin e deklaratës doganore.

 

*Nëse pasagjeri dëshiron ta anulojë shërbimin Fast Line nga Visa, Përdoruesi duhet të lajmërojë për këtë në Visa Concierge Chat Bot 3 orë para nisjes.

Periudha e ofertës: deri më 30 tetor 2024.


Pyetje & Përgjigje

Shijo privilegjet me kartat Visa Premium