Udhëto sipas dëshirës

Ndonëse çdo udhëtim është në vetvete një përvojë e veçantë, një gjë është e sigurtë — me makinë ke më shumë liri. Shko aty ku të çon imagjinata dhe vizito pamje tërheqëse të qyteteve, me makina të vogla, eksploro natyrën e paprekur me ndihmën e një SUV ose qetësohu në rehatinë e një limuzine.

E ke ti në dorë të imagjinosh pjesën më të bukur të udhëtimit dhe ne do të ndihmojmë ta realizosh atë. Për të shijuar sa më shumë udhëtimet e tua të biznesit apo të kohës së lirë, Visa dhe Rentalcars.com sjellin një zbritje çmimi për makinat me qira.

Rentalcars.com është një platformë ndërkombëtare online ku mund të gjesh në një vend të vetëm një gamë të gjerë të markave të makinave me qira.

Për të marrë një zbritje prej 10% kur zgjidhni një makinë në Rentalcars.com, duhet të:

1. Vizitoni faqen e internetit përdorur link-un
2. Zgjidhni makinën që dëshironi të merrni me qira
3. Kur bëni një rezervim, shkruani të dhënat e kartës tuaj Visa Premium

Çmimi i qirasë do të llogaritet automatikisht, duke përfshirë edhe zbritjen. Visa dhe Rentalcars.com e bëjnë udhëtimin tuaj po aq të rehatshëm sa në makinën tuaj.

Nga bashkëpunimi me platformën Rentalcars.com, Visa ju mundëson mbajtësve të kartave mundësinë për t’u lidhur me shoqëri të shumta lokale dhe botërore të makinave me qira dhe të njohin destinacionet e dëshiruara në mënyrë të rehatshme.

Zgjidh makinën që i përshtatet nevojave të udhëtimit tënd, nga oferta të shumëllojshme për makina. Udhëto me lirinë për të vendosur vetë ku, kur dhe si do ta shpenzosh kohën. Zbulo pamje të reja dhe fito përvoja të reja.

Zbritja është e vlefshme në përputhje me Kushtet Specifike të shprehura në tekstin më poshtë.

Kushtet specifike të ofertës janë si vijon:

  • Me kartat Visa Gold, Visa Platinum, Visa Signature, Visa Infinite, Visa Business, Visa Platinum Business dhe Visa Signature Business, ti përfiton 10% zbritje kur rezervon online për makinë në Rentalcars.com. Oferta është e vlefshme deri më 15 Qershor 2027.
  • Kartat me Parapagim mund të përdoren për rezervim dhe kryerje pagesash, por jo për të tërhequr makinën nga agjencia e marrjes me qira. Për të marrë makinën, shoferi duhet të paraqesë një kartë krediti kur kryen depozitën (kartat me parapagim dhe kartat e debitit nuk do të pranohen).
  • Zbritja llogaritet nga elementët e çmimit të rezervimit të një makine me qira, por nuk përfshin shërbime shtesë (siguracion, kosto për shofer shtesë, pagesa one-way, sedilja e fëmijës, pajisje navigimi, etj).
  • Nuk kërkohet një shpenzim minimal në rezervimin e një makine me qira.
  • Për t’u kualifikuar për zbritjen, ti duhet të aksesosh Rentalcars.com duke përdorur link-un https://www.rentalcars.com/?affiliateCode=visainter999&enabler=visame. Rezervimi direkt në http://www.rentalcars.com nuk të kualifikon për zbritjen.
  • Zbritja aplikohet vetëm në rezervimet dhe pagesat e kryera online, jo në rezervimet “paguaj në mbërritje”.
  • Zbritja do të llogaritet në çmimin final, pasi mbajtësi i kartës është në faqen e checkout-it dhe ka futur të dhënat e kartës së tij Visa.
  • Oferta nuk është e vlefshme për rezervim/rimbursim në Ishullin Bouvet, Guinenë Ekuatoriale, Reunion, Sierra Leone, Shën Helena, Sudanin Jugor, Mayotte, Afghanistan, Liberi, Republikën e Afrikës Qendrore, Eritre, Guinea-Bissau, Irak, Madagaskar, Palestinë, Sao Tome & Principe, Somali, Sudan, Swaziland, Saharanë Perëndimore, Yemen, Burundi, Comoros, Guinea Ekuatoriale, Turkmenistan, Iran, Lesotho, Rusi, Siri, Libi, Bjellorusi.

 

Rezervo një mjet me kartën Visa dhe merr 10% ulje nëpërmjet link.