Tiranë, 9 Korrik, 2020 - Më shumë se 40 për qind e shqiptarëve janë gati të bëjnë transaksione vetëm me një të kaluar të kartës inteligjente, sepse u sjell një numër të madh përfitimesh. Kjo tregohet nga një studim rajonal i kompanisë Visa, zhvilluar në kuadër të fushatës “Në përputhje me të ardhmen digjitale”, fushatë e cila u zhvillua gjatë muajit Maj, me një testim të 500 përdoruesve të kartave në çdo vend të rajonit, të grupmoshës 18-55 vjeç.
Sipas të dhënave, një në 10 konsumatorë në Shqipëri, paguajnë në këtë mënyrë dhe janë të interesuar ta njohin këtë teknologji për të përfituar nga kjo e fundit. Një në katër qytetarë në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi përdorin rregullisht kartën ‘pa kontakt’, por vendin e parë e zë Maqedonia e Veriut, ku 68 për qind e të anketuarve përdorin këtë mënyrë për të bërë pagesa të ndryshme.
Rreth 27 për qind e klientëve te cilët nuk përdorin kartën pa kontakt, citojnë arsyet se banka nuk ju ka ofruar një mundesi të tillë, ndërkohë që 7 për qind tregojnë se nuk janë në dijeni të një opsioni të tillë në Shqipëri. 26 për qind janë të shqetësuar për sigurinë e kësaj karte gjatë përdorimit të saj e vetëm 2 për qind e përdoruesve pranojnë se nuk dinë të perdorin një kartë pa kontakt.
Në të njëjtën kohë, 15 për qind janë të familjarizur me opsionet e aplikacionit të pertofolit cellular (digital). Ndërkohë, rreth 17 për qind e përdoruesve kanë shprehur dëshirën e pagesave përmes aplikacioneve në telefon në të ardhme.
‘’Pandemia duket sa ka ndryshuar zakonet e konsumatorëve dhe ka përshpejtuar bërjen e pagesave me një të kaluar të kartës (ndryshe kartat Smart Contactless). Duke marrë në konsideratë rrethanat, sapo kemi prezantuar shërbimin Apple Pay në Serbi, falë të cilit përdoruesit e Visa Card të bankës Raiffeisen mund t’i gëzohen përfitimeve shtesë dhe të paguajnë për sherbimet e tyre thjesht duke përdorur telefonin e tyre. Ne fillim të vitit, ky shërbim mbërriti në Malin e Zi dhe ne planifikojmë të prezantojmë portofolin digital në shtete të tjera të rajonit për t’i lidhur ata me nje rrjet pagesash inovativ dhe të sigurt’’– u shpreh Vladimir Djordjevic , Menaxheri i Përgjithshëm i Visa për Europën Juglindore.
Në të gjithë shtetet e Europës Juglindore, Visa ka rritur së fundmi shumën maksimale për transaksionet pa kontakt të cilat nuk kërkojnë një kod PIN. Për Shqipërinë ky limit është rritur deri në 5,500lek, një përmirësim ky prej 22 për qind nëse do të krahasohej me shumën e mëparshme dhe që lehtëson kryerjen e transaksioneve ditore.
Visa është e përkushtuar t’u sigurojë mbështetje, ekonomive të prekura nga pandemia dhe dëshiron të përdorë ekspertizën e saj, analizën e të dhënave dhe produktet për t’i ndihmuar ato të rimëkëmben sa më shpejt të jetë e mundur. Në periudhën e ardhshme lideri botëror në pagesat digjitale do të paraqesë rezultatet e të gjithë sondazhit rajonal, në mënyrë që të njohë publikun me risitë mbi zakonet e konsumatorit dhe në këtë mënyrë t’u vijë në ndihmë qeverive dhe kompanive në marrjen e vendimeve të rëndësishme.